Shuarja e dënimit për Sokol Hoxhën, nëna dhe motra e dy vëllezërve Banaj: Na vranë për herë të dytë, s’na thirrën as në gjyq

Shuarja e dënimit për Sokol Hoxhën, nëna dhe motra e dy vëllezërve Banaj: Na vranë për herë të dytë, s’na thirrën as në gjyq

nena dhe motra e vellezerve banaj-sokol hoxha TIRANË- Gjykata e Fierit shuajti dënimin me 25 vite burg për Sokol Hoxhën, për vrasjen e dy vëllezërve Hektor dhe Ilirjan Banaj në Patos, ndërsa familja e dy vëllezërve shprehen të indinjuar për këtë vendim. Gjykata pranoi kërkesën e Hoxhës për parashkrimin e dënimit të dhënë në mungesë. Një ditë pasi gjykata dha vendimin, nëna dhe motra e dy vëllezërve janë shprehur të tronditura nga ajo që e konsiderojnë një padrejtësi të rëndë. E përplotur, nëna e dy vëllezërve të vrarë ka folur për mediat, duke rikujtuar momentet e tmerrit të ditës kur mori vesh vrasjen e djemve në mars të vitit 1997 janë ende të freskëta. “U vranë më 30 mars. Më 31 u varrosën. Më 3 qershor,...