Shtylla elektrike shembet mbi elektricistin, humb jetën në vend
Një aksident tragjik në punë i ka marrë jetën një elektricisti paraditen e kësaj të enjteje në fshatin Vasije, në zonën e Kalasë së Dodës, në Dibër. Viktima është identifikuar si Lulzim Shehu, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, pasi një shtyllë elektrike u shemb dhe e zuri poshtë. Për shkak të plagëve të marra, elektricisti ndërroi jetë në vendngjarje. Pas ngjarjes, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e shembjes së shtyllës elektrike, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e mundshme lidhur me aksidentin.
Burimi:
ntv.al