Shtyhet sërish gjyqi për dosjen ‘Metamorfoza’ në GJKKO, gjobitjet avokatja e Astmer Bilalit

Shtyhet sërish gjyqi për dosjen ‘Metamorfoza’ në GJKKO, gjobitjet avokatja e Astmer Bilalit

Seanca gjyqësore për dosjen e bujshme “Metamorfoza” është shtyrë sërish në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës. Asnjë prej të pandehurve, pjesë e grupit të dyshuar kriminal, nuk ishte i pranishëm në sallë, duke deklaruar më herët se do të përfaqësoheshin nga avokatët e tyre. Për shkak të mosparaqitjes, gjykata vendosi gjobitjen me 30 mijë lekë të reja të avokates së Astmer Bilalit, një prej të pandehurve në këtë çështje. Seanca e radhës u caktua për datën 5 qershor, ora 15:00, ndërsa deri atëherë janë pezulluar afatet e paraburgimit...
Burimi: Syri.net