Shtyhet seanca për Olta Xhaçkën, Apeli i Posaçëm do ta shqyrtojë çështjen më 8 maj

Shtyhet seanca për Olta Xhaçkën, Apeli i Posaçëm do ta shqyrtojë çështjen më 8 maj

Gjykata e Posaçme urdhëroi SPAK të regjistrojë procedim penal për ish-ministren Olta Xhaçka dhe për bashkëshortin e saj Artan Gaçi, por organi i akuzës ka ankimuar vendimin në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion. Seanca e sotme u shty për në datën 8 maj. Prokuroria e Posaçme kundërshtoi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, e cila më 1 prill 2025 urdhëroi regjistrimin e kallëzimit penal dhe nisjen e hetimeve ndaj çiftit, në lidhje me ndërtimin e një resorti buzë detit, shpallur më herët nga qeveria si “investim strategjik”. Vendimi për hetimin u mor nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, pas ankesës së paraqitur nga Fredi Beleri, i cili akuzon Xhaçkën dhe Gaçin për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash, në bashkëpunim. Seanca ishte parashikuar të...