Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shtyhet seanca për dosjen “Plumbi i Artë”, avokatët braktisin sallën e gjyqit, ja çfarë ndodhi
Shtyhet sërish seanca gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë”. Mësohet se shkak për shtyrjen e gjyqit, ku një nga të pandehurit kryesorë është Altin Ndoci, u bënë avokatët, të cilët braktisën sallën e gjyqit. Mësohet se salla u braktis nga avokatja Elda Zotaj, mbrojtëse e të pandehurit Altin Ndoci. Zotaj u largua nga salla pasi bëri kërkesë për përjashtimin nga procesi të kryesueses Engjëllushe Tahiraj, më pretendimin se është treguar e anshme në gjykim dhe intimiduese ndaj avokatëve. Më herët, në seancën qe zgjati 2 ore dhe u shoqërua me debate të forta mes palëve, gjykata pranoi kërkesën e avokatëve...