Shtyhet seanca për dosjen Metamorfoza, ja arsyeja

Shtyhet seanca për dosjen Metamorfoza, ja arsyeja

Ka dështuar seanca gjyqësore për dosjen “Metamorfoza”, ku të pandehur janë Pëllumb Gjoka, Behar Brajoviç (Bajri), Edmond Preka, Asmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, Oltion Bistri dhe Xhevahir Lita. Gazetarja e Klan News, Glidona Daci bën me dije se shkak është bërë mungesa e mbrojtjes për të pandehurin Edmond Preka, pasi avokatja e tij ka dhënë dorëheqjen nga përfaqësimi. Gjykata vendos pezullim të afateve të paraburgimit për të dyshuarit deri në seancën e ardhshme që do të zhvillohet me 16 qershor në orën 15:00.
Burimi: Opinion.al