Burimi:
Gijotina.com

Shtyhet seanca në GJKKO për Veliajn, avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet
👁10739
Është shtyrë seanca në Gjykatën e Posaçme për hetimet ndaj Erion Veliajt, për shkak se avokatët e kryebashkiakut kanë kërkuar kohë për t’u njohur me aktet. Për shkak se kanë kaluar dy muaj nga caktimi i masave të sigurisë, në seancën e sotme prokurori i SPAK Ols Dado ka raportuar se si po vijojnë hetimet për Veliajn dhe 7 personave të tjerë në hetim. Më pas, avokatët kanë kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me aktet dhe GJKKO nuk e dha një vendim mbi rivlerësimin nëse ka vend për zbutje, zëvendësim apo revokim të masave të sigurisë ndaj personave...