Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shtyhet njoftimi i përfundimit të hetimit për Metën, sot në SPAK Monika e Fatime Kryemadhi
Ndonëse ishte parashikuar të ndodhte sot, përfundimi i hetimit të SPAK, do t’i njoftohet të hënë ish- presidentit, Ilir Meta. Shtyrja e këtij veprimi është kërkuar nga avokati i Metës, Kujtim Cakrani, për shkak të një udhëtimi të tij jashtë vendit. Ndërkohë, sot në mesditë, pritet të paraqiten në SPAK, Monika Kryemadhi dhe nëna e saj, Fatime Kryemadhi, për t’u njohur me përfundimin e hetimit.