Shtyhet afati i vlefshmërisë për dokumentet e identitetit që skadojnë deri në 11 Maj

Shtyhet afati i vlefshmërisë për dokumentet e identitetit që skadojnë deri në 11 Maj

Është shtyrë deri më 31 Maj afati i vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit që kanë skaduar ose u përfundon afati të Dielën e zgjedhjeve. Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha bëri me dije për mediat se vendimi është miratuar sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe vlen për shtetasit shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. “Nga një analizë e të dhënave, rezulton se janë një numër i konsiderueshëm shtetasish me të drejtë vote, të cilëve u ka kaluar apo u skadon afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik dhe pasaportave biometrike deri në 11 Maj. Këto janë dokumente të domosdoshme për të...
Burimi: Javanews.al