Shtrenjtimi i naftës u kushtoi shqiptarëve 80 milionë Euro, qeveria nuk merr asnjë masë lehtësuese
Në teori, kur çmimi i karburantit rritet, drejtuesit e mjeteve priren të kufizojnë përdorimin e makinës. Në Shqipëri, kjo lidhje duket shumë më e dobët. Mungesa e alternativave të zhvilluara të transportit publik, sidomos jashtë Tiranës dhe për lëvizjet ndërqytetëse, teksa Shqipëria është vendi i vetëm në Europë pa trena, e bën përdorimin e automjetit një nevojë që vështirë se mund të reduktohet edhe kur çmimi i naftës rritet fort. Të dhënat e importeve për periudhën mars-korrik 2026 e tregojnë këtë qartë. Në pesë muaj u importuan rreth 305.8 mijë tonë karburante, vetëm 1.2% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur sasia ishte rreth 309.6 mijë tonë. Rënia e lehtë e importeve erdhi kryesisht nga prilli dhe maji, kur sasitë...
Burimi:
gijotina.com