Shtrenjtimi i çmimeve të karburantit, taksistët në Itali paralajmërojnë grevë

Shtrenjtimi i çmimeve të karburantit, taksistët në Itali paralajmërojnë grevë

Shoferët e taksive dhe operatorët e automjeteve me qira në Itali dolën në protestë përpara Ministrisë së Transportit në Romë, duke kundërshtuar rritjen e ndjeshme të çmimeve të karburanteve. Protestuesit paralajmëruan se, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, protestat mund të përshkallëzohen deri në një grevë, raporton ANSA. Protesta u organizua nga shoqatat e taksive It Taxi, Uritaxi dhe Unicoop, në bashkëpunim me përfaqësuesit e sektorit të automjeteve me qira nga Unitrav. Deri në këto momente nuk janë regjistruar ndërprerje të shërbimeve të transportit, ndërsa sindikata të tjera kanë paralajmëruar një tubim të madh që pritet të zhvillohet të martën në Firence. Një nga kërkesat kryesore të protestuesve është rritja e mbështetjes fiskale për sektorin, përfshirë rikthimin e kredive tatimore, të cilat janë reduktuar...