Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Shtrëngim’ për zyrat e këmbimit valutor, nuk do të lejohen veprime cash për më shumë se 1 milion lekë
👁11488
Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloren për “Për licencimin, organizimin, veprimtarinë dhe mbikëqyrjen e zyrave të këmbimit valutor”, që forcojnë kriteret e licencimit dhe të mbikëqyrjes së këtyre institucioneve financiare. Ndryshimet kanë kryesisht qëllim të shtrëngojnë kriteret që lidhen me parandalimin e pastrimit të parave. Projektrregullorja parashikon që kapitali minimal i kërkuar për licencimin e këtyre zyrave do të dyfishohet, nga 2.5 milionë lekë në 5 milionë lekë. Projektrregullorja parashikon që çdo pagesë e kapitalit fillestar minimal, çdo shtesë e mëvonshme e tij si dhe çdo ndryshim në strukturën e kapitalit shoqërohet me paraqitjen në Bankën e...