Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shtohet lista e “të pabindurve”/ Elton Roshi akuzon për vjedhje votash brenda PD, kërkon rinumërim
Berishës i ka firuar edhe aleanca anti-SPAK me ish kryebashkiakun socialist, Elvis Roshi. Kushëriri i tij, kandidati Elton Rroshi humbës në zgjedhjet e 11 majit ka kërkuar rinumërim të votave për qarkun e Tiranës. Kundër Berishës ka nxjerrë edhe aleatin Agron Duka, partia e te cilit ka firmosur kërkesën për Elton Roshin. Rroshi ankohet se i janë vjedhur votat gjatë procesit të numërimit, dhe i rezultojnë më shumë nga të dhënat e vëzhguesve që ka patur në KZAZ-të e Tiranës.