Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shtohen zjarret në makina, eksperti: Gabimet nisin që në servis, ndikon edhe i nxehti
Makinat që përfshihen nga flakët, e sidomos teksa janë në ecje, po regjistrohen çdo ditë e më shumë në vendin tonë. Javët e fundit, janë raportuar se vetëm në qarkun e Tiranës ndodhin më shumë se dy raste në ditë ku automjetet kanë marrë flakë, disa prej tyre gjatë lëvizjes, duke rrezikuar jetën e drejtuesve, por edhe të kalimtarëve. “Muajin e fundit ne kemi pasur një numër të shtuar të ngjarjeve me zjarr në automjete. Ditët e fundit kemi pasur një ose edhe dy ngjarje në ditë. Për muajin qershor kanë kaluar mbi 20 raste dhe kjo nuk është normale...