Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shtohen telefonatat tek Urgjencat! Brataj: Temperaturat e larta rëndojnë shëndetin tek të moshuarit
Telefonat bien më shpesh se zakonisht. Në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore thirrjet për ndihmë janë shtuar. Kryesisht të moshuarve e të sëmurëve kronikë vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin iu ka rënduar shëndetin. Nuk kanë munguar as fëmijët që kanë pasur nevojë per ndihmë mjekësore. “Thirrjet janë 200 – 300 në ditë, më shumë se muaji kaluar, rreth 15 – 20 misione më shumë sa I përket numrit të vizitave në banesë nga personeli. Rreth 15% është vetëm presioni arterial, shumë I përhapur, ka herë pas here kriza hipertensive. 15% virozat dhe gastrointeritet që shfaqen me temperaturë,...