Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shtohen plazhet publike në Vlorë, më pak plazhe private se vitin e kaluar
Këtë vit përgjatë vijës bregdetare në Vlorë do të ketë më shumë hapësira publike për pushuesit se vitet e shkuara. Në katër prej plazheve që do të monitorohen nga bashkia janë vendosur çadra dhe po pajisen me kullat për vrojtues. Interesi i bizneseve për të lidhur kontratë për plazh privat me bashkinë këtë vit ka qenë më i ulët se sezonin e shkuar. Aplikimet për plazhe private përfundojnë me 15 korrik. Deri tani me bashkinë e Vlorës kanë nënshkruar 93 subjeket nga 214 marrëveshje të lidhura vitin e shkuar.