Shtohen paketat e trajtimit të stomës të rimbursueshme nga FSDKSH

Shtohen paketat e trajtimit të stomës të rimbursueshme nga FSDKSH

Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, vendosi sot për shtimin e paketave të trajtimit të stomës, të cilat do të rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Efektet financiare për këtë vendim do të mbulohen nga buxheti i vitit 2025 i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Burimi: Sot.com.al