Shteti i Baba Mondit, i dërguari i administratës amerikane zhvillon takime në Tiranë
Paolo Zampolli, i dërguari special i administratës amerikane për Partneritetet Globale, ndodhet në Tiranë, ku gjatë qëndrimit të tij ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të politikës shqiptare dhe të komunitetit bektashi. Zampolli është takuar fillimisht me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Baba Mondi. Sipas informacionit të bërë publik për takimin, vizita lidhej me ceremoninë e shenjtërimit të Nënë Terezës. Megjithatë, vizita e zyrtarit amerikan vjen në një moment kur projekti për krijimin e një shteti sovran Bektashi në Tiranë është rikthyer në vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Më pas, Zampolli ka zhvilluar një takim me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Në agjendën e tij është parashikuar gjithashtu një takim me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndërsa sipas burimeve...
Burimi:
argjiroja.net