Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Shteti, çiflig elektoral i Rilindjes’/ PL denoncon punësimet në administratë para zgjedhjeve të 11-majit
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Znj. Brunilda Haxhiu, në një deklaratë për media, theksoi se rritja e punësimeve në administratën publike vetëm tre muaj para zgjedhjeve të 11 Majit 2025 është një krim elektoral i shëmtuar dhe një shkelje e rëndë e demokracisë. Sipas Haxhiut, ky abuzim i hapur me burimet shtetërore për të blerë vota, i denoncuar edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë, ka sjellë një rritje të numrit të punonjësve në administratën shtetërore, përkundër rënies së popullsisë dhe nevojës për një qeverisje më efikase. Ajo e cilësoi këtë fenomen si një dëshmi të kapjes së shtetit dhe përdorimin...