Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza
Për herë të parë, një grup shtetesh arabe dhe myslimane, përfshirë Katarin, Arabinë Saudite dhe Egjiptin, kanë bërë një thirrje të përbashkët që Hamasi të heqë dorë nga pushteti në Rripin e Gazës dhe të dorëzojë armët, si pjesë e një zgjidhjeje për t’i dhënë fund konfliktit të zgjatur me Izraelin. Deklarata u mbështet edhe nga të gjitha 22 shtetet anëtare të Ligës Arabe, Bashkimi Evropian si një tërësi, dhe 17 vende të tjera, gjatë një konference të Kombeve të Bashkuara të organizuar nga Arabia Saudite dhe Franca në New York. Qëllimi i takimit ishte promovimi i një zgjidhjeje paqësore...