Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Shtetet arabe bahen për herë të parë bashkë ‘kundër’ Hamasit: Dorëzoni sa më shpejt armët
Shtetet arabe dhe myslimane, përfshirë Katarin, Arabinë Saudite dhe Egjiptin, për herë të parë kanë lëshuar një thirrje të përbashkët për Hamasin që të çarmatoset dhe të heqë dorë nga pushteti në Rripin e Gazës, si pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në territor. Liga Arabe me 22 anëtarë, i gjithë Bashkimi Evropian dhe 17 vende të tjera mbështetën një deklaratë të nënshkruar në një konferencë të Kombeve të Bashkuara të organizuar së bashku nga Arabia Saudite dhe Franca të martën. Takimi në Nju Jork synonte të trajtonte “zgjidhjen paqësore të çështjes së Palestinës dhe zbatimin e Zgjidhjes...