Burimi:
Javanews.al

Shtëpinë e të moshuarës e ktheu në depo armësh, shpallet në kërkim 20-vjeçari në Memaliaj
👁14039
Një 20-vjeçar në Memaliaj është shpallur në kërkim pasi dyshohet se kishte fshehur dy armë zjarri tip kallashnikov në banesën e një shtetaseje të moshuar, me probleme të shëndetit mendor. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se këto armë ishin fshehur për llogari të grupeve kriminale ku 20 vjeçari bënte pjesë. Ndërkohë në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për rastin dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë. Njoftimi i Policisë: Memaliaj-Hetime proaktive për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve (pjesëtarë të grupeve kriminale), që posedojnë armë zjarri. Pas një hetimi dymujor me metoda proaktive, Policia godet një...