Shtëpia muze e Dritëro Agollit, një thesar i trashëgimisë letrare shqiptare (video)

Shtëpia muze e Dritëro Agollit, një thesar i trashëgimisë letrare shqiptare (video)

Shtëpia muze e shkrimtarit të njohur Dritëro Agolli ruan kujtesën, jetën dhe krijimtarinë e një prej emrave më të rëndësishëm të letërsisë shqiptare. Në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë nga Tirana, Anisa Ymeri, drejtoreshë e përgjithshme e shtëpive studio Kadare–Agolli, foli për veçantinë e kësaj hapësire, e cila ka ruajtur një pjesë të madhe të elementeve origjinale të banesës ku shkrimtari jetoi dhe krijoi. Në apartament ruhen mobiliet, studioja e punës, objektet personale, veshjet, fotografitë dhe dorëshkrimet e Dritëro Agollit. Vizitorët kanë mundësi gjithashtu të dëgjojnë poezi të interpretuara nga vetë zëri i shkrimtarit. Agolli jetoi në këtë banesë nga viti 1974 deri në vitin 2017. Sot, ajo funksionon si muze në kuadër të Bashkisë së Tiranës, së bashku me shtëpinë...