Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
“Shtëpia jonë i përket Zotit dhe mikut”: Një kod shqiptar që shpëtoi hebrenjtë në kohë të errëta..
“Në kohët e errëta, kur në Europë jeta hebreje nuk kishte shumë rëndësi, shqiptarët na mbronin me dashurinë, përkushtimin dhe sakrificën e tyre” Ata iu drejtuan aktorit kryesor, Liam Neeson: “Ne i duam filmat tuaj dhe mendojmë se jeni shumë i talentuar. Por ne duhet të sqarojmë diçka. Është koha t’ju tregojmë aftësitë tona dhe t’ju hipim në avion”. Ai u ftua ta vizitonte Shqipërinë, një vend me buzëqeshje të ngrohta dhe miqësore, histori të mahnitshme, fjorde dhe lugina, liqene malore, flamingo, bukë shtëpie dhe byrek. Në fund të videos, “rrëmbyesi” i filmit, Arben Bajraktaraj i është drejtuar: “Siç ju thashë, i dashur mik, shtëpia shqiptare është e Zotit dhe e mysafirit. Mirë se vini”. Fjalët e Arbenit janë më të forta nga...