“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”, Rama batuta me liderët e Evropës: Drekën e keni falas

“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”, Rama batuta me liderët e Evropës: Drekën e keni falas

Kreu i qeverisë shqiptare, mikpritësi i Samitit të VI të Komunitetit Politik Evropain në Tiranë, Edi Rama në përfundim të sesionit të parë të këtij samiti u foli liderëve të BE-së për një nga virtytet më të çmuara të kombit tonë, mikpritjen. Ai shtoi me humor se, ndryshe nga shprehja e njohur se “dreka nuk është kurrë falas”, në Shqipëri miqtë janë gjithmonë të mirëpritur dhe të respektuar, në çdo rrethanë. Rama: Na Kanun ka një kapitull që ka të bëjë me mikpritjen. Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut, kjo fjali është shumë e thellë, është edhe origjinë e faktit që ne arritëm në fund të Luftës së Dytë  Botërore si vendi që kishte më shumë hebrenj. Ata erdhën si miq dhe shqiptarët...