Shtëpia e Bardhë akuzon Indinë për financimin e luftës së Rusisë

Shtëpia e Bardhë akuzon Indinë për financimin e luftës së Rusisë

Stephen Miller, Zëvendës Shefi i Shtabit për Politikë në Shtëpinë e Bardhë dhe një nga këshilltarët më të afërt të Presidentit Donald Trump, ka akuzuar publikisht Indinë se po ndihmon financiarisht Rusinë në luftën kundër Ukrainës përmes blerjes së naftës ruse. Në një intervistë për Fox News, Miller tha: “Presidenti Trump e tha qartë se është e papranueshme që India të vazhdojë të financojë këtë luftë duke blerë naftë nga Rusia.” Deklarata vjen në një kohë kur administrata Trump ka rritur ndjeshëm presionin diplomatik dhe ekonomik ndaj vendeve që ruajnë lidhje tregtare me Moskën. Të premten, Shtëpia e Bardhë shpalli...