Shtëpia botuese Rowohlt tërhiqet nga botimi i romanit të dyshuar për përdorim të inteligjencës artificiale

Shtëpia botuese Rowohlt tërhiqet nga botimi i romanit të dyshuar për përdorim të inteligjencës artificiale

Shtëpia e njohur botuese gjermane Rowohlt ka vendosur të mos e botojë në gjuhën gjermane romanin Es war das oder sterben (Ishte kjo ose të vdisja) të shkrimtarit Thélyson Orélien, pas akuzave se gjatë procesit të shkrimit është përdorur inteligjenca artificiale. Libri ishte paraparë të publikohej në programin botues të pranverës së vitit 2027, por vendimi i fundit i botuesit i jep fund këtij bashkëpunimi. Vendimi, i bërë publik më 13 nëntor, vjen pas disa javësh diskutimesh rreth origjinalitetit të veprës. Romani ishte përfshirë mes kandidatëve të mundshëm për çmimin prestigjioz letrar francez Prix Goncourt, kur ndaj tij u ngritën dyshime për përdorim të inteligjencës artificiale. Sipas analizës së platformës për zbulimin e përmbajtjeve të gjeneruara nga AI, Pangram, rreth 94 për qind e tekstit...