“Shtatori mbyllet me surpriza”, meteorologia: Temperaturat rikthehen mbi 30 gradë

“Shtatori mbyllet me surpriza”, meteorologia: Temperaturat rikthehen mbi 30 gradë

Dita e sotme do të dominohet nga reshjet dhe rrebeshet e shiut në të gjithë territorin shqiptar dhe era e fortë, por fundjava do të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike dhe një rritje të ndjeshme të temperaturave. Meteorologia e A2 CNN Tanja Porja, tha në Dita Jonë se nga nesër e deri në vijim do të kemi një mot të ngrohtë. “Rreth orës 3: 00 pasdite fillon sërish kthjellimi i kushteve të motit fillimisht në veriperëndim dhe më pas gradualisht në zonat perëndimore. Ndërsa jugu dhe juglindja mbeten deri vonë në mbrëmje me vranësira dhe reshje, të cilat pakësohen në orët e vona të pasdites. Nesër në orët e para të ditës do të kemi vranësira të dukshme në një pjesë të konsiderueshme të territorit...