Shtatë të zhdukur pas një serie shpërthimesh në një depo fishekzjarrësh në Kaliforni

Shtatë të zhdukur pas një serie shpërthimesh në një depo fishekzjarrësh në Kaliforni

Shtatë persona rezultojnë ende të zhdukur në Kaliforni të mërkurën, një ditë pas shpërthimeve në një depo fishekzjarrësh që lanë dy të plagosur dhe shkaktuan një zjarr në një zonë me të mbjella dhe bimësi, sipas autoriteteve. Seria e shpërthimeve ndodhi të martën në mbrëmje, pasi një zjarr shpërtheu në Esparto, në pjesën veriore të shtetit, rreth 24 orë para shfaqjeve tradicionale të fishekzjarrëve pak a shumë në të gjithë vendin nesër, të premten, më 4 korrik, festa kombëtare e SHBA-së. “Shtatë persona janë ende të zhdukur”, tha CalFire, agjencia shtetërore e mbrojtjes nga zjarret dhe pyjet, në një deklaratë...
Burimi: Top-Channel.tv