Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë një kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë një kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth shtatë orësh. Ai ka deklaruar se ka bërë një kallëzim penal për atë që i cilësoi si padrejtësi lidhur me Aeroportin e Vlorës. “Unë vetëm kam bërë një denoncim penal për padrejtësitë që janë bërë deri më tani për Aeroportin e Vlorës”, u shpreh Pacolli për mediat pas daljes nga SPAK. Biznesmeni ishte thirrur nga prokurorët e posaçëm për t’u pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni, në kuadër të hetimeve që po kryhen për çështjen e Aeroportit të Vlorës. Muajt e fundit, projekti i Aeroportit të Vlorës është përfshirë në një konflikt ligjor dhe administrativ për aksionet dhe menaxhimin e tij. Pacolli ka pretenduar për ndërhyrje të paligjshme...