Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shqiptari vrau shqiptarin në Mal të Zi, arrestohet autori
👁7545
Shtetasi nga Kosova Binak Kabashi, i cili u plagos rëndë dy netë më parë me armë zjarri pranë Kishës së Shën Gjergjit, poshtë kodrës së Goricës në kryeqytetin malazez, Podgoricë, ndërroi jetë. Lajmin e konfirmuan mediat nga Mali i Zi, por edhe nga Kosova, të cilat publikuan dhe dinamikën e ngjarjes. Pas raportimit të ngjarjes, policia malazeze u vu në kërkim të autorit. Gjatë ditës u njoftua se i dyshuari me inicialet E.B. është mundur të arrestohet në zonën pranë lumit Moraça. Mbi të rëndon akuza e vrasjes.