Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shqiptari rrezikon të mbytet në ujërat e lumit Piave në Itali, shpëtohet nga pushuesit
Një burrë 53 vjeç me origjinë shqiptare, banues në Ponte di Piave, u shpëtua sot pasdite, më 5 korrik, nga ujerat e lumit Piave. Burri ndodhej në ujë kur pësoi një goditje të papritur. Disa persona të pranishëm vunë re vështirësitë e tij dhe menjëherë njoftuan autoritetet përkatëse. Shpejt në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit, ekipet e urgjencës 118 dhe forcat e rendit për të siguruar zonën. Nxjerrja nga uji u bë në lokalitetin Fagarè të San Biagio di Callalta. Fatmirësisht, sapo u nxor nga uji, 53-vjeçari nuk kishte komplikacione serioze. Megjithatë, ekipet e shpëtimit vendosën ta dërgojnë atë në urgjencën e...