Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
“Shqiptarët, populli i të Bardhëve”
CYPRIEN ROBERT Nga: Luan Rama Ishin vitet 40’ të shekullit XIX. Rreth njëzet vjet kishin kaluar nga prerja e kokës së Ali Pashës. Shqipëria dukej sikur kishte rënë në një heshtje të plotë, edhe pse në Shkodër historia e Bushatllinjve kishte lënë gjurmë kryeneçe kundër Perandorisë. Ndërkohë, në veriun shqiptar, u shfaq një historian dhe linguist i njohur francez: Cyprien Robert. Ai kishte vite që udhëtonte nëpër Evropë dhe dy vitet e fundit në Ballkan, apo në atë që shpesh quhej “Turqia e Europës”, për të studjuar historinë dhe kulturën e këtyre popujve që përbënin botën greko-sllave, siç e quante ai. «Në kufirin perëndimor të botës greko-sllave, – do të shkruante më pas Robert, në librin e tij Sllavët e Turqisë, (Les slaves de la Turquie),...