Shqiptarët peng të historisë mes gënjeshtrave të vogla Maqedonase dhe atyre të mëdha Greke

Shqiptarët peng të historisë mes gënjeshtrave të vogla Maqedonase dhe atyre të mëdha Greke

Është e trishtë, por gjithsesi kalohet me një indiferencë thuajse të tejdukshme fakti se sa herë që flasim për historinë e rajonit gjithnjë shqiptarët denigrohen verbalisht e jo vetëm, fyhen e anatemohen. Disa shqiptarë i quajnë arvanitas ashtu siç i ka pagëzuar historia greke arbërit, disa shqiptarë të tjerë i quajnë turqë edhe pse janë thjesht mysliman. Arbëreshët e jugut të Italisë qenë të vetmët që nuk e humbën identitetin arbëror, qenë ata që nuk përjetuan kurrfarë represioni dhe dhune e nuk ju shkulën rrënjët me të padrejtë siç vijon tu shkulen rrënjët identitare edhe sot e kësaj dite shqipëtarëve që emigrojnë në Greqi, e që janë të detyruar të ndërrojnë emrin mbiemrin dhe fenë. Këta arbëreshë janë geg edhe toskë bashkë, por një numër...