Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shqiptarët në Luginën e Preshevës: të diskriminuar, të harruar dhe të dëshpëruar
Represion burokratik i Beogradit, spastrim i heshtur etnik, papunësi dhe përçarje: gjendja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është mjaft e rëndë. Strategji afatgjatë për t’i ndihmuar këta njerëz nuk kanë as Prishtina, as Tirana. Është koha e fundit që kjo të ndryshojë, sepse po vazhdoi kjo situatë, ky rajon historikisht i banuar me shqiptarë mund të zbrazet dalëngadalë. - Një reportazh nga Bujanoci dhe Presheva. Nga Enver Robelli, KOHA DITORE 1. KUFIRI Në Ballkan shpesh simbolet janë më të rëndësishme se përmbajtja. Kufiri me pikat e kontrollit është një simbol i tillë - ai ekziston jo për t’ua lehtësuar...