Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shqiptarët kthehen në Greqi pas festës së Pashkëve – Radhë të gjata makinash në Kapshticë
👁12704
Rradhë e gjatë mjetesh në pikën kufitare të Kapshticës gjatë ditës së sotme. Pas festimit të Pashkës në Shqipëri, emigrantët shqiptarë po kthehen drejt shtetit grek ndërsa kanë krijuar radhë në pritje për të kaluar doganën. Aktualisht po punohet me 3 sportele në dalje në palën shqiptare ndërsa situata mbetet e kushtëzuar nga pala greke pasi atje ka fluks në hyrje e në dalje dhe nuk po bëjnë hapje të sporteleve të tjera. Sipas informacioneve, pala shqiptare ka të gjitha kapacitetet për të shtuar deri në 6 sportele por mbeten në pritje të situatës në palën greke.