Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Shqiptarët harxhojnë 103 mln euro në vit për riparimin e kompjuterëve dhe elektroshtëpiakeve
Përhapja e teknologjisë dhe rritja e përdorimit të makinerive që ndihmojnë në punët e shtëpisë po zgjerojnë vit pasi viti shpenzimet e familjeve shqiptare për riparimin e tyre.Sipas të dhënave të INSTAT të ardhurat nga aktivitetet e shërbimeve për riparimin e kompjuterëve, celulareve, televizorëve, furrave, lavatriçeve, frigoriferëve, fshesave, hekurit, mikserëve, etj kanë shënuar 10,2 miliardë lekë ose një vlerë e përafërt me 103 milionë euro në vitin 2023.Të dhënat tregojnë për një rritje të vazhdueshme të shërbimeve për riparimin e kompjuterëve dhe pajisjeve elektro-shtëpiake gjatë tre viteve të fundit, duke reflektuar një kërkesë në rritje për këto lloj shërbimesh në...