Shqiptarët e Amerikës, letër Trumpit: Njohja reciproke Kosovë-Serbi, zgjidhja e vetme

Shqiptarët e Amerikës, letër Trumpit: Njohja reciproke Kosovë-Serbi, zgjidhja e vetme

Komuniteti shqiptaro-amerikan i ka dërguar një letër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump. Në letrën e dërguar në adresë të shefit të Shtëpisë së Bardhë, “Shqiptarët për Amerikën”, u shprehen se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është zgjidhja e vetme për arritjen e paqës së qëndrueshme. Më tej në këtë letër thuhet se kjo ide u mbështet fuqishëm nga Trump gjatë mandatit të parë. Gjithashtu, përmendet edhe përpjekja e presidentit të ShBA-së për të parandaluar një luftë në rajon. “Shprehim mbështetjen tonë të plotë për thirrjet e fundit dypartiake për zbatimin e menjëhershëm të njohjes reciproke si zgjidhja e vetme për arritjen e paqes së qëndrueshme në këtë pjesë të rëndësishme të Evropës. Ky është një qëllim që ju e keni mbështetur...