Shqiptarët e Amerikës, letër për Trump: Njohja reciproke Kosovë-Serbi, është e vetmja zgjidhje

Shqiptarët e Amerikës, letër për Trump: Njohja reciproke Kosovë-Serbi, është e vetmja zgjidhje

Në letër vihet theksi te roli dhe mbështetja e SHBA-ve dhe se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është zgjidhja e vetme për arritjen e paqës së qëndrueshme. Komuniteti shqiptaro-amerikan i ka dërguar një letër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump. “Shprehim mbështetjen tonë të plotë për thirrjet e fundit dypartiake për zbatimin e menjëhershëm të njohjes reciproke si zgjidhja e vetme për arritjen e paqes së qëndrueshme në këtë pjesë të rëndësishme të Evropës. Ky është një qëllim që ju e keni mbështetur disa herë, përfshirë edhe përmes përpjekjeve tuaja të fundit për të ndaluar armiqësitë e vazhdueshme të Serbisë dhe për të parandaluar një luftë të ripërtërirë në rajon. Është gjithashtu një qëllim që përputhet drejtpërdrejt me interesat strategjike të...