Shqiponja si ‘ogur’ tek pellazgët dhe ilirët antik

Shqiponja si ‘ogur’ tek pellazgët dhe ilirët antik

OGURI I SHQIPONJËS Rëndësia që i jepet fluturimit të shqiponjës në parashikimet e fatit të pellazgëve është diçka që theksohet shpesh. Telemaku, që ka shkuar në kërkim të Odiseut, viziton Menelaun, dhe gëzohet pa masë kur sheh një shqiponjë që fluturon në të djathtë, duke mbajtur në kthetra një patë të bardhë që e kishte kapur në oborrin e tij. Nga këto shenja Helena parashikoi shkatërrimin e atyre që i vinin rrotull Penelopës për martesë. Edhe Penelopa sheh në ëndërr që një shqiponjë vret njëzet pata që ushqeheshin në pallatin e saj, të cilat dergjen gjithandej. Telemaku nuk sheh një shqiponjë, që ishte e shenjtë për Diosin, por nje shpend tjetër të ngjashëm grabitqar, një skifter, i shenjte për Hermesin, i cili shqyen një pëllumb;...