Shqipja 6000-vjeç, ‘nëna’ e gjuhëve?! Artikulli i ‘Science’ dhe polemikat që shpërthyen nga interpretimet, reagojnë gjuhëtarët: E tepruar

Shqipja 6000-vjeç, ‘nëna’ e gjuhëve?! Artikulli i ‘Science’ dhe polemikat që shpërthyen nga interpretimet, reagojnë gjuhëtarët: E tepruar

Pas publikimit të një studimi në revistën akademike amerikane ‘Science’ për vjetërsinë e gjuhëve indoevropiane, në vendin tonë ‘shpërthyen’ një sërë interpretimesh. Një prej hipotezave të opinionit që u fol shumë edhe mediatikisht është se mosha e shqipes vërtitët në 6000 vjet. Gjuhëtarët Seit Mansaku dhe Rexhep Ismajli sqarojnë se si është e vërteta Anila Dedaj Ky studim i revistës akademike amerikane ‘Science.org’, i publikuar në përfundim të muajit korrik, sugjeron, në bazë të rezultateve të statistikave, se mosha e gjuhëve indoevropiane është më e hershme nga ç ‘është menduar deri më tani. Sipas rezultatit të studimit, origjina e gjuhëve indoevropiane është në jug të Kaukazit, ku sot gjenden shtete si Armenia, Gjeorgjia dhe Azerbajxhani dhe daton 8120 vjet më parë. Në shqyrtimin e bërë,...