”Shqipëtarëtë janë më të fort se gjithë kombet’ e sinisisë së Ballkanit..”

”Shqipëtarëtë janë më të fort se gjithë kombet’ e sinisisë së Ballkanit..”

A janë të zottë Shqipëtarëtë të mbajn’ e të ruajnë vetëhenë? Dy gjërëra duhenë në këtë jetë: e drejta edhe fuqija. E drejta pa fuqi, si edhe fuqija pa të drejtë është si një krah i vetëm; nonjë zok s’fluturon dot me një krah. Më të rallë bën punë fuqija pa të drejtë; edhe e drejta pa fuqi fort rallë dëgjohetë. Peshkui math e ha gjithënjë të vogëlinë. Tani Shqipëtarëtë q’e kanë të drejtënë me vetëhe aty s’ka dyshim. Qysh të mos ketë Shqipëtari të drej të të shkruanj’ e të këndonjë gjuhën’ e ti, kur gjithë kombetë, edhe më të liqt’ e më të dobëtitë, e kanë këtë të drejtë edhe njeri s’i ndalon? Përse Shqipëta- rëtë të jenë të mërguarë nga një e...