Shqipëria vijon angazhimin në KFOR, Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit

Shqipëria vijon angazhimin në KFOR, Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit

Shqipëria dhe Forcat e Armatosura do të vijojnë kontributin e tyre në misionin e KFOR-it në Kosovë, duke mbështetur sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë në rajon. Ky angazhim u ritheksua gjatë takimit që Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Arben Kingji, pati me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, i cili ndodhet në përfundim të mandatit të tij në krye të misionit të NATO-s. Gjatë takimit zyrtar, u vlerësua lart puna dhe drejtimi i suksesshëm i gjeneralmajor Ulutaş në përmbushjen e detyrave të aleancës euroatlantike në Kosovë. Palët diskutuan mbi zhvillimet e sigurisë dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm për ruajtjen e paqes në rajon. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Shtabi i Përgjithshëm pasqyroi mesazhin e përcjellë nga gjeneralmajor Kingji: “Kënaqësi të mirëpres...