Shqipëria turistike në fokus të medias kanadeze
Me një kombinim të veçantë të peizazheve bregdetare dhe malore, qyteteve historike dhe traditave të pasura, Shqipëria ofron mundësi të shumta për të eksploruar dhe për të përjetuar pushime të larmishme. Krahas bukurive natyrore dhe trashëgimisë kulturore, një tjetër element që e bën vendin tërheqës për turistët e huaj është kostoja relativisht e përballueshme e akomodimit, ushqimit dhe aktiviteteve turistike. Në një kohë kur destinacionet tradicionale po bëhen gjithnjë e më të kushtueshme, disa vende vazhdojnë të ofrojnë mundësi shumë të mira për të shijuar pushime cilësore me shpenzime të përballueshme, shkruan Marie-Ève Leclerc në një artikull të botuar në median kanadeze “Milesopedia”. Pas përvojave në vende ku kostoja e jetesës është më e ulët se në Kanada, autorja rekomandon disa destinacione ku mund të...
Burimi:
kultplus.com