Justin Godart, zëri i fuqishëm i Shqipërisë në parlamentin francez dhe diplomacinë evropiane
26 November, 2026 - 18:01 Justin Godart, politikan, deputet dhe ministër francez ishte në një nga zërat më të fuqishëm në mbrojtje të çështjes shqiptare në arenën ndërkombëtare. Ai lindi më 26 nëntor të vitit 1871. Ndjeshmëria e tij për Shqipërinë nisi që më 1913, kur, si anëtar i Komisionit Ndërkombëtar të Hetimit në Ballkan të Fondacionit “Carnegie”, pa nga afër padrejtësitë territoriale dhe pasojat e Luftërave Ballkanike mbi shqiptarët. Godart e mbrojti me vendosmëri pavarësinë e Shqipërisë në parlamentin francez dhe shtypin evropian, edhe kur binte ndesh me politikën e qeverisë së tij. Godart erdhi në Shqipëri, në pranverën e vitit 1921, për të vëzhguar gjendjen e vendit pas Luftës së Parë Botërore. I impresionuar nga mikpritja, bashkëjetesa fetare dhe vullneti shtetformues i shqiptarëve,...
Burimi:
kultplus.com