“Gjurmët e Solidaritetit”, ecje në Prishtinë për të kujtuar dhe mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës

“Gjurmët e Solidaritetit”, ecje në Prishtinë për të kujtuar dhe mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës

Një mesazh solidariteti për gratë dhe vajzat e mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë është përcjellë përmes ecjes simbolike “Gjurmët e Solidaritetit”, e organizuar në Prishtinë në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. Nisma u organizua nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), në bashkëpunim me Këshillin e Studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës. Pjesëmarrësit ecën nga sheshi “Ibrahim Rugova” deri te Monumenti “Heroinat”. Në aktivitet morën pjesë Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, studentë të Fakultetit Juridik, përfaqësues të ambasadave, institucioneve dhe shoqërisë civile. Ecja kishte për qëllim të shprehte mbështetje për të mbijetuarit, veçanërisht për gratë dhe vajzat historitë e të cilave ende nuk janë dëgjuar dhe që vazhdojnë...