Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shqipëria sot voton! Vjen reagimi i parë i Berishës: Njisha, a jeni gati?
👁7359
Ndërkohë që sapo ka nisur procesi i votimit në disa qendra votimi, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë reagimin e parë lidhur me zgjedhjet parlamentare. “Mirmëngjes njisha, jeni gati?”,-shkruan Berisha në Facebook. Kujtojmë se PD-ASHM mban numrin 1 në fletën e votimit, ndaj edhe kreu i PD i drejtohet qytetarëve dhe simpatizantëve të kësaj force politike si “njisha”. Në këto zgjedhje parlamentare 11 subjekte politike me 2 mijë e 46 kandidatë do të jenë në garë për 140 ulëse në Kuvend.