Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shqipëria rrit buxhetin për mbrojtjen, Begaj: Po rijetësojmë industrinë ushtarake
👁11793
Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive duke rritur investimet në mbrojtje. Në fjalën e tij në asamblenë parlamentare të NATO-s, presidenti Bajram Begaj vlerësoi rolin e aleancës për sigurinë dhe stabilitetin në botë. “Shqipëria mbetet e përkushtuar fuqimisht ndaj misionit dhe vlerave të Aleancës. Ne jemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive dhe do të vazhdojmë të marrim më shumë përgjegjësi për sigurinë evropiane. Është një domosdoshmëri strategjike të forcohet dhe të mbahet në mënyrë të qëndrueshme investimi në mbrojtje dhe siguri. Shqipëria e ka rritur buxhetin e saj të mbrojtjes; jemi duke e rijetësuar industrinë tonë të mbrojtjes dhe...