Shqipëria regjistron mbi 9.4 milionë vizitorë të huaj nga janari në gusht

Shqipëria regjistron mbi 9.4 milionë vizitorë të huaj nga janari në gusht

19 September, 2026 - 17:30 Shqipëria ka regjistruar mbi 9.4 milionë vizitorë të huaj gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026, duke shënuar një rritje prej 5.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat janë bërë të ditura nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi, ku ai veçon edhe shifrat e muajit gusht. Vetëm gjatë këtij muaji, vendi është vizituar nga mbi 2.4 milionë turistë të huaj. Gonxhja e ka cilësuar këtë ecuri si një tregues të konsolidimit të Shqipërisë si destinacion konkurrues në turizmin ndërkombëtar. Në postimin e tij, ministri ka theksuar se fokusi tashmë është që rritja e numrit të vizitorëve të shoqërohet me zhvillim të qëndrueshëm të sektorit. Sipas tij,...