Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shqipëria prezantohet si destinacion frymëzues për industrinë globale të filmit
👁9950
Me përfundimin e iniciativës “FamTourAlbania”, Shqipëria ka treguar potencialin e saj të jashtëzakonshëm si një destinacion i ri dhe frymëzues për industrinë globale të filmit. Përfaqësues nga disa prej kompanive më të mëdha ndërkombëtare të prodhimit filmik, si HBO, Warner Bros, Amazon Studios, Disney, Paramount Pictures dhe NBCUniversal, udhëtuan përtej kryeqytetit Tiranë, për të eksploruar qytete të ndryshme të vendit tonë. Gjatë këtij turi, ata patën mundësinë të zbulojnë bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe autenticitetin që Shqipëria ofron si një destinacion filmik i paprekur dhe i shumëllojshëm. Nga bregdeti i mrekullueshëm deri te majat alpine, nga rrugicat historike te peizazhet...